top of page

Photo and Notes

Search
  • Writer's pictureinashani

A real Lady

Updated: Sep 6, 2018


-Have you arrived?! Yes, I am! -Did you got tired? -A bit yes. And like this our routine went on. Sometimes speechless and sometimes short talking. After a sneezing: - "bless you!" Gettin ready to fall asleep and I see on the mirror the other part of the room... It's empty. Even the weardrobe and either her bed isn't there. So...?! I was talking to my self?! Maybe, I don't know. Day by day I realized that I still talk with her. And like this the days passed. Days in which only the mirror during the night, before going to sleep, calls my counscious about my lonliness, about her missing. Inside the same place the same routine. "Chats" wich nowdays are the monologues of my past. But those are not only my past. Those are also my future. Not only phisical aspect, being alone in a certain place, in which once upon a time we were more, but also the future because in every single moment, in every single feeling, every one of them donates me pieces of character. I remember countinously when every morning she sit in the bottom of my bed and asked me to make to her a tress. I do not deny that not every time I enjoyd it. I felt asleep and I had to do it like sonambul with a closen eye. But I cannot deny also the fact of the moments when I enjoyed it. There were many of those mornings when her tress intrigues me by waving her white hair. Focused on waving tress and all those endless tonality of white and grey. She was set near to my legs in the bottom of the bed and I felt always that she adored that moment. She was in love with her youth, that time when her tress was longer. She stood upright straight and caring. Careful and sensitive about that moment while I was waving her hair. Sometimes she asked me to be careful not to lose the direction of it. And as her tress my character stitch it too. But anyway, even in the moment when I asked her with all my curiosity to teach me how to colligate a tie. I enjoyed watching her while she liked with such much finese the necktie. The gesture of her so simple and caring inspired and pushed me to learn it how. In difference of her delicious cookings when she was careful and stricly, the moments when she looked into the mirror combing her hair, the way she touched them to avoid them from her face, or the way she stand while I was making her tress, or when she had to link a necktie, she enjoyed so much. Her body changed its bodylanguage. She became a female, simply and literally a femme. Over and over I watched her with curiousity. I watched carefully also her   changing of seeing her self. Maybe her hair sent her very far. They sent her not only in her youth, but it gave to me the impression that her hair made her remembering her lovely husband. Who knows how much he had loved and played with  her hair. Who knows how many times he had touch with passion and love her femminility and her praid. And talking about him, she was very proud of him. She loved him so much. And not only that. She was happy! She often narrated to me about the nights when they went to dance and how much she liked dancing. Every time when we were invited in parties she was the first to raise and start dancing. Even in an old photo I see them dancing and smiling. It's so clear and ovious that they stoped only for few seconds to take that pouse for the picture, asked maybe from the photographer, and imediatelly they continue to dance again. Like they wanted to compesate that pause moment. He was so humor. She remembered often his jokes. Till late, till the end of her days she laught like she was for the first time listening his jokes, and in the end she exhale by calling his name. He must be very humor and hard working man. She often tought to me about his work, influenced also by his position, surrounded by good educated people and high functionares. She remembered many lunches and dinners which they organized in their small apartment. A small apartment were I was born. A small apartment I was grwon and raised and lived. Many people invited for fun or parties in their small apartments and she takethe trigger to tell me  with proud how much their friends taste her cookings. And it is totally true. She cooked very well. 

When we were little children she woke up every early mornings to make for us pancakes. So when we would woke up they would be still hot. And not only she made them so tasty but she tried to make them interesting using her creativity, by modelising them. She woke up early every single mornings on 5 o'clock. During the week she prepared the breakfast to my father while she care that my mother could sleep a bit more. And before my father had to go to work they take coffee together and she accompain him to the door and wished him a beautiful day. Every morning the same thing. When it was winter  she baked quarrels, removed their skin and put them in my pocket advicing me first to warm my hands and after I could eat them. So far you are young and a child it is impossible to understand and value all those small details. But when you grow up notice how much love was inside them and how much attention and love she gave to all of us. Unconditioned love, love in which the tolerance and her understanding never missed at all. Every day she tried hard to understand the problems of our age and our positions. She made up! Without notice it you see that she took care in every form not only to rise us, but also to give us breath. She was buxom physically, but her legs were very elegant. She had not much variety of clothes, but those few she had, fit so good on her body. When I need at to fold her clothes I noticed that those were so simple and not so special, but when they flow into her body....she was a lady, a femme. And she was a lady, a femme not only in my eyes. Many said this to me and to her too. Standing straight, head up, light steps, careful in details, all those with her strong character, made her a real lady.


Një zonjë e vërtetë


-Hë,erdhe?

-Po!

- U lodhe?

-Çka!

E kështu vazhdon rutina. Herë në hështje e hera-herës me biseda të shkurtra. Mbas një tështime : - Shëndet!

Bie të fle dhe shoh në pasqyrë vazhdimin e dhomës...Aty është bosh! Madje as dollapi e as krevati i saj. Paskam biseduar me mëndjen time. Mendoja se isha e keqe, përderisa nuk ndjeja dhe aq mall. Ndoshta, nuk e di. Dita – ditës kuptoj se unë ende vazhdoj dhe flas me të. E kështu ditët kalojnë...Ditët të cilat vetëm pasqyra në netët e vona, para se të bie të fle, i thërret ndërgjegjes sime për vetminë.Brënda të njëjtës hapsire e njëjta rutinë.

´Biseda´ të cilat tashmë janë monologje të së shkuarës sime. Por ato nuk janë vetëm e shkuara ime. Ato janë edhe e ardhmja. Jo vetëm në aspektin fizik të të qenurit vetëm në një ambjent, kur dikur ishim më shumë, por e ardhmja, pasi në çdo moment, çcdo ndjesi,secili prej tyre më ka dhuruar copëza karakteri.

Më kujtohet vazhdimisht kur çdo mëngjes më ulej tek këmbët e krevatit dhe më kërkonte t´i bëja gërshetin. Nuk e mohoj se jo gjithnjë e bëja me shumë dëshirë. Isha e përgjumur dhe e modeloja sonambul me njërin sy të mbyllur. Por nuk mohoj po ashtu dhe faktin kur e shijoja. Të shumta ishin ato mëngjese kur më intrigonin thurjet e flokëve të bardha. Më fiksonte lëvizja dhe tonalitetet e pafundme të së bardhës dhe të hirtës. Ajo rrinte ulur pranë këmbëvë të mija në krevat dhe e ndjeja se ajo e adhuronte atë moment. Ajo ishte e dashuruar me rininë e saj kur gërsheti ishte edhe më i gjatë. Qëndronte drejtë dhe e kujdessme. E ndjeshme ndaj gërshetit që po i bëja. Hera-herës më thoshte të bëja kujdes që most ë humbja drejtimin. E kështu ishte një pjesë e mëngjeseve tona. E po kështu si gërsheti ­i saj, thurej edhe karakteri im.

Por gjithsesi edhe çastet kur me shumë kuriozitet i kërkoja të më mësonte se si lidhej një kollare. Më pëlqente kur e shihja teksa e bënte dhe më intrigonte duke më shtyrë në ndjesinë për ta mësuar edhe unë.

Ndryshe nga gatimi i saj shumë i shijshëm,ku ajo thjeshtë ishte e kujdesshme dhe rigoroze, në momentet kur shihej në pasqyrë dhe krihej, mënyra se si prekte me gishta flokët për t´i mënjanuar, apo qëndrimi i saj kur i bëja gërshetin, apo kur i duhej të lidhte ndonjë kollare, ajo i shijonte këto çaste. Trupi i saj merrte një tjetër gjuhë. Ajo kthehej në një femër, thjeshtë dhe në kuptimin e plotë femër. E shihja me kujdes kur merrej me flokët e saj. I ndyshonte shikimi. Ato flokë ndoshta e dërgonin shumë larg. E dërgonin jo vetëm në rininë e saj, por më krijonte ndjesinë që ato flokë i kujtonin të shoqin. Kushedi sa do i ketë dashur ato flokë, ato gërsheta të saj. Kushedi sa herë do t´i ketë prekur me dashuri feminilitetin e saj dhe krenarinë e saj. Ajo ishte shumë krenare për të. Ajo e kishte dashuruar. E jo vetëm kaq! Ajo kishte qënë e lumtur! Më tregonte gjithnjë momentet kur shkonin në ballo, dhe se sa shumë I pëlqente të kërcente. Sa herë na jepej munësia për të qënë të ftuar, ajo ishte e para e cila do të hapte vallëzimin. Edhe në foto i shoh të dy duke kërcyer. Është e dukshme që kanë ndalur sa për të marrë një poze dhe pastaj kanë rimarrë vallëzimin.

Ai e bënte për të qeshur! Ishte me shumë humor. I kujtonte shpesh shakatë e tij. Qeshte ende sikur po i dëgjonte për herë të parë dhe në fund e lëshonte frymën duke thirrur emrin e tij. Duhej të kish qënë aq me shumë humor, por edhe shumë punëtor. Ajo shpesh fliste për punën e tij, e ndikuar dhe nga pozicioni që ai kishte, rrethuar me njerëz të mirëarsimuar dhe funksionarë të lartë. Kujtonte dreka e darka që organizonin në shtëpinë e tyre, dhe merrte shkas të tregonte me krenari se sa të kënaqur ishin miqtë e tyre nga gatimi i saj. E me të vërtetë ajo gatuante mjaft mirë.

Kur ishim të vegjël, çdo të diel zgjohej herët dhe përgatiste petulla, që kur ne të zgjoheshim, të ishin ende të ngrohta. E jo vetëm që i bënte shumë të mira, por përpiqej për t´i modeluar e na thoshte se i kishte bërë me gishtëza. Madje ajo ngrihej gjithnjë herët në mëngjes.

Gjatë javës ngrihej dhe përgatiste mëngjesin babait tim, e para se ai të nisej për në punë, pinin kafen bashkë dhe e përcillte tek dera. Çdo mëngjes ishte i tillë.

Kur ishte dimër, piqte gështenjat. I qëronte dhe m´i fuste në xhepat e xhupit e më thoshte t´i mbaja përgjatë rrugës për në shkollë sa të më ngroheshin duart me nxehtësinë e tyre.

Sa je ende i ri apo i vogël është e pamundur t´i kuptosh dhe t´i japësh rëndësi disa detajeve si këto,por kur rritesh vëren se sa dashuri dhe vëmëndje ajo të ka dhuruar. Dashuri pa kushte, dashuri ku toleranca nuk mungonte. Ajo përpiqej fort dita- ditës për të kuptuar edhe problemet e moshës apo pozicionit. Ia ka dalë! Pa e kuptuar sheh veten që ajo u kujdes në çfarëdo forme jo vetëm të të rrisë, por të të japë frymë.

Ajo ishte e mbushur fizikisht, e plotë, por këmbët i kishte të bukura. Të drejta dhe elegante. Nuk kishte shumë larmishmëri veshjesh, por ato që kishte i flinin shumë bukur në trup. Kur më duhej të palosja veshjet e saj, teksa i shihja ashtu, mendoja se nuk ishin ndonjë gjë kushedi se çfarë, por mbasi derdheshin në trupin e saj, ajo ishte një zonjë.

Kështu dukej në sytë e mi e jo vetëm. Shumë ia thonin këtë. Qëndrimi drejt, kokën lart,hapa të lehtë, kujdesi në detajet, të gjitha këto bashkë dhe me karakterin e saj, e bënin një zonjë të vërtetë.


 



42 views0 comments
bottom of page